Njësia e Trafikut të Kryeqytetit ka gjobitur një shofer për manovra të rrezikshme në Prishtinë, që rrezikonin sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në sigurinë rrugore.