Milan ka barazuar 1-1 ndaj Fiorentinës, skuadrës së parafundit në Serie A, duke vijuar formën e dobët në kampionat. Fiorentina kaloi e para në avantazh me golin e mbrojtësit Pietro Comuzzo, ndërsa Milan barazoi me rezervistin Christopher Nkunku.
Skuadra e Massimiliano Allegri vazhdon të ketë vështirësi ndaj ekipeve më të dobëta, dhe pas këtij barazimi mbetet 40 pikë në tabelë, ndërsa Fiorentina ka 14 pikë. Në xhiron e ardhshme, Milan udhëton për të përballuar Comon, ndërsa Fiorentina luan si mysafire ndaj Bolognës.




