Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se paralajmërimet për zgjedhje të reja nuk kanë ardhur si pasojë e zhvillimeve institucionale, por si vullnet politik i shprehur drejtpërdrejt nga kryeministri Albin Kurti. Sipas tij, Kurti për herë të parë e ka përmendur mundësinë e zgjedhjeve në një intervistë javën e kaluar, duke dërguar një mesazh të qartë politik.
Ymeri vlerëson se ky mesazh ishte i drejtuar ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke sinjalizuar se ajo nuk i ka 80 votat e nevojshme për një mandat tjetër. Ai shton se raportet mes Kurtit dhe Osmanit janë tensionuar, si për shkak të rolit të saj në planin ndërkombëtar, ashtu edhe për shkak të popullaritetit politik që, sipas Ymerit, Kurti e sheh si sfidë ndaj autoritetit të tij.




