Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve do të bëhet vetëm pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave lidhur me administrimin dhe numërimin e votave.
Zëdhënësi Valmir Elezi ka bërë të ditur se procesi nuk përfundon me shpalljen e rezultateve, pasi subjektet politike dhe kandidatët mund të ankohen fillimisht në PZAP dhe më pas në Gjykatën Supreme.
KQZ-ja është e detyruar të presë vendimet e këtyre institucioneve dhe t’i zbatojë ato përpara certifikimit përfundimtar të zgjedhjeve.




