Kapiteni i skuadrës së basketbollit Go+Peja, Dardan Berisha, ka pësuar një lëndim që do ta mbajë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar, me informacione jozyrtare që flasin për rreth gjashtë javë mungesë.
Lojtari më i mirë i Kosovës për vitin 2025 nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e fundit ndaj Vëllaznimit, të cilën Peja e humbi 94:85.
Berisha ka qenë lider dhe një nga lojtarët më stabilë të ekipit, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në të dyja fazat e lojës, ndaj mungesa e tij paraqet një humbje të madhe për ekipin në këtë fazë të sezonit.




