Si pasojë e vërshimeve të fundit, tri familje në lagjen “Kodra e Trimave” janë evakuuar dhe sistemuar përkohësisht.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të mbulojë qiranë deri në restaurimin e plotë të shtëpive të tyre. Kryqi i Kuq i Kosovës, në bashkëpunim me DSE, ka shpërndarë paketa ushqimore dhe higjienike për familjet e prekura.




