Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të rinumërojë 914 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, pas raportimeve për mospërputhje në votat e kandidatëve.
Sipas Sekretariatit të KQZ-së, nga verifikimi i 33 vendvotimeve rezultoi se votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk përputheshin me fletëvotimet origjinale. Bazuar në këto gjetje, KQZ vendosi rinumërimin e 100% të vendvotimeve në 10 komuna (Prizren, Ferizaj, Skenderaj, Shtime, Vushtrri, Dragash, Mamushë, Kaçanik, Leposaviq dhe Ranillug) dhe 10% të vendvotimeve në 28 komuna të tjera, përfshi edhe Rahovecin.




