Pas fitores ndaj Sheriff Tiraspol (0-4 në udhëtim, dhe 2-1 në shtëpi) Prishtina në rrethin e dytë kualifikues për Ligën e Konferencës, pëballë do të ketë ekipin Larne nga Irlanda e Veriut.
Ndeshja e parë do të zhvillohet sonte në orën 21:00 në stadiumin “Ballymena Showgrounds” në Irlandën e Veriut, kurse ndeshja kthyese do të zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Ekipi i Sheriff Tiraspol ka qenë në nivel më të lartë se sa kundërshtari ynë i sotëm. Sido që të jetë në këtë fazë të gjitha ekipet janë cilësore dhe kuptohet neve na duhet shumë angazhim që të paktën nga kjo ndeshje të dalim me rezultat pozitiv, në mënyrë që në ndeshjen e kthimit në kryeqytet ta mbushim stadiumin me tifozë, që do të na ndihmonin shumë për ta kaluar këtë fazë, e cila do të ishte shumë e rëndësishme për klubin tonë”, ka theksuar trajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi.
Nga klubet e Kosovës, edhe Ballkani garon në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës pas fitores 4-2 në ndeshjen e parë ndaj FLorianës së Maltës.
Ndërkaq kampioni Drita, garon për Ligën e Kampionëve, pas ndeshjen së parë ndaj Kopenhagës që rezultoi me humbje 2-0.




