Diplomatin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka takuar kreun e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi
Ambasadori përmes një postimi në “X “ka treguar për temat që folën e që thotë se bashkë diskutuan për zgjedhjet e ardhshme e për nevojën që të gjithë aktorët të respektojnë plotësisht ligjet dhe procedurat që mbështesin proceset demokratike të Kosovës.
“Sot u takova me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. Diskutuam përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe nevojën që të gjithë aktorët të respektojnë plotësisht ligjet dhe procedurat që mbështesin proceset demokratike të Kosovës. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të qëndrojë fort pas institucioneve të Kosovës dhe rolit të tyre vendimtar në mbrojtjen e demokracisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar ai.




