Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin është shënuar një aksident trafiku me fatalitet.
Janë regjistruar gjithsej 20 aksidente me të lënduar dhe 39 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar 2691 tiketa. Po ashtu, janë arrestuar 34 persona, ndërsa 29 janë dërguar në mbajtje.
Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë rast i ndalimit policor, dhe 1 person është dërguar për të vuajtur dënimin.





