Të enjten në Gjakovë ka nisur grumbullimi i radhës i Kombëtares U16 të Kosovës në hendboll (vajzat).
Shtabi teknik, që drejtohet nga kryetrajneri Faruk Shala, do ta shfrytëzojë këtë grumbullim për komponim sa më të mirë të ekipit në prag të Kampionatit Mesdhetar që muajin tjetër mbahet në Prishtinë.
Vajzat e Kosovës U16 do të kenë orar të ngjeshur të stërvitjeve, ndërsa grumbullimi përfundon më 20 janar.
Shumica e lojtareve të ftuara janë të klubeve të vendit.




