Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka bërë të ditur se organizata që përfaqëson veteranët e luftës nuk ka asnjë komunikim me Lëvizjen Vetëvendosje që pesë vite.
Ai shtoi se, gjatë organizimit të protestave të fundit, OVL-UÇK ka kontaktuar me liderët e partive të tjera politike, por jo me VV-në, duke theksuar se qasja e partisë së Albin Kurtit ndaj veteranëve ka ndryshuar që nga ardhja në pushtet.




