Pesë të mitur janë arrestuar në Drenas pasi kanë goditur dy të tjerë të moshës së mitur, raporton Policia e Kosovës. Ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 12:48, ndërsa një nga viktimat ka marrë tretman mjekësor në QKUK. Pas intervistimit, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.




