Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit lidhur me procesin zgjedhor, duke akuzuar partitë opozitare për manipulim të votave.
Në një reagim publik, Molliqaj ka përmendur Partinë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se veprimet e saj po konsiderohen si tjetërsim i vullnetit të qytetarëve dhe tregues i mungesës së ideve dhe kauzave politike.
Ai ka shtuar se manipulimi i votave nuk sjell fitore reale në zgjedhje, por përforcon pushtetin aktual, duke dëmtuar besimin e qytetarëve në procesin demokratik.




