Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se PDK-ja po hyn në një fazë të re riorganizimi. Ai theksoi se zgjedhjet e brendshme, të cilat diskutohen edhe me kryetarët e degëve, janë një hap i domosdoshëm për forcimin e partisë.
Hamza shtoi se Kosova ka nevojë për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar, që kërkon punë të vazhdueshme, degë aktive dhe përfshirje më të madhe të të rinjve në çdo nivel të partisë.
Ai theksoi se ky proces është i nevojshëm për të afruar partinë më shumë te qytetarët dhe për ta mbajtur gjithnjë në shërbim të Kosovës.




