Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosoves (FKPK) ka njoftuar fillimin e shpërndarjes së pasqyrave vjetore për vitin 2025.
Për kontribuuesit që kanë adresë email, pasqyrat po dërgohen tashmë online, ndërsa shpërndarja me postë do të fillojë ditëve në vijim.
Për këtë vit, 455,692 pasqyra janë dërguar me email, ndërsa 167,177 do të shpërndahen me postë.
Kontribuuesit mund të monitorojnë kursimet pensionale në baza ditore duke u regjistruar në portalin eTrusti: online.trusti.org dhe gjithashtu të shkarkojnë pasqyrën e llogarisë përmes platformës eKosova në seksionin “Kontributet dhe pensioni”.




