Futbollistët shqiptarë janë dalluar në xhiron e 18-të të Superligës së Turqisë, duke zënë vend në formacionin më të mirë të javës.
Ernest Muçi vazhdoi formën e shkëlqyer, duke shënuar për ndeshjen e gjashtë radhazi dhe duke arritur në tetë gola në kampionat. Goli i tij vendimtar i siguroi Trabzonsporit fitoren në minutat e fundit ndaj Kocaelisporit.
Në 11-shen e javës u përfshi edhe Arda Okan Kurtulan, mbrojtës i Kombëtares U21 të Shqipërisë. 23-vjeçari realizoi gol në fitoren 3:1 të Göztepes ndaj Rizesporit.
Në këtë xhiro gol shënoi edhe mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ndaj Fenerbahçes, në humbjen 3:2 të Alanyasporit.




