Avokati Arianit Koci ka njoftuar se Hazir Haziri është liruar nga autoritetet serbe, pas mbajtjes në paraburgim që nga 8 shtatori 2025, kur ishte arrestuar në pikën kufitare në Merdarë.
Koci thekson se arrestimi ka qenë i pabazuar dhe mbi pretendime të pambështetura në fakte. Ai shton se rasti nënvizon domosdoshmërinë e mbështetjes juridike të menjëhershme për qytetarët e Kosovës që përballen me ndalime të padrejta jashtë vendit.
Gjendja shëndetësore e Hazirit është e mirë, ndërsa avokati thekson se do të vazhdojë të angazhohet që asnjë qytetar i Kosovës të mos mbetet i pambrojtur në burgjet e Serbisë.





