Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar nga Davosi se procesi i hartimit të dokumenteve për përfundimin e luftës në Ukrainë është në fazën përfundimtare. Ai theksoi se konsultimet janë avancuar dhe se ekipet e SHBA-së dhe Ukrainës po punojnë pothuajse çdo ditë për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.
Sipas Sky News, në ditët në vijim pritet të mbahet një takim trepalësh i ekipeve teknike të SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të diskutohen dhe finalizohen detajet e fundit. Zelensky tha se Ukraina po vepron me ndershmëri dhe vendosmëri, ndërsa tani pret që edhe Rusia të përgatitet për t’i dhënë fund agresionit.
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po shënohet përparim i madh në bisedimet e paqes, duke theksuar koston e lartë njerëzore të luftës dhe nevojën urgjente për zgjidhje.




