Organizatat e shoqërisë civile sot iu kanë bërë thirrje deputetëve që meqenëse është dita e fundit e afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, të përdoret me përgjegjësi dhe ti japin fund bllokimit të Kuvendit.
“Partitë politike duhet të intensifikojnë përpjekjet për arritjen e konsensusit përmes kompromisit dhe bashkëpunimit. Kthimi në votimin e hapur për Kryetarin e Kuvendit, sipas praktikës së deritanishme, është hap kyç për zhbllokimin e situatës,” thuhet në deklaratë.
Organizatat paraljmërojnë se një dështim tjetër për konstituim do të thellonte krizën politike dhe do sillte pasoja serioze për vendin.
Kjo thirrje vjen në një moment kritik, teksa vendi është në pritje që të formohen institucionet e reja.




