KESCO anuloi një tender të favorshëm për import të energjisë elektrike me 150 milionë euro, duke hapur një procedurë të re dhe duke zgjedhur kompaninë ETMT nga Maqedonia e Veriut me çmime shumë më të larta.
Diferenca me ofertën fillestare mund të sjellë miliona euro kosto shtesë gjatë vitit 2026. Ndërkohë, KOSTT ka kërkuar kufizime të ngarkesës për të ruajtur stabilitetin e sistemit energjetik për shkak të mungesës së energjisë dhe devijimeve në prodhimin vendor.




