Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, njoftoi se deri më tani janë pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave.
Ai bëri të ditur se gjykata ka formuar një grup punues me katër gjyqtarë kujdestarë për trajtimin e kërkesave, ndërsa seancat dëgjimore janë planifikuar nga ora 14:00 dhe 15:00. Sipas Lekajt, procesi po zhvillohet pa pengesa procedurale dhe gjykata mbetet në pritje të kërkesave të tjera nga Prokuroria.




