Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 13:25 në dalje të Gjakovës, në rrugën “Dah Polloshka”, drejtimi Gjakovë–Prizren. Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, një mashkull rreth 81 vjeç.
Ekipet emergjente dhe zjarrfikësit kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia e Kosovës ka iniciuar rastin “Hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor dhe hetimet janë në vazhdim.




