Përplasje të forta janë shënuar para godinës së Kuvendit të Shqipërisë mes protestuesve, deputetëve të Partisë Demokratike dhe policisë.
Gjatë protestës, policia përdori autobote për të shpërndarë turmën me ujë, por deputetët e PD-së ndërhynë për të penguar lëvizjen e tyre, duke shkaktuar tensione dhe përleshje të tjera me forcat e rendit.




