Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku është diskutuar për Kuvendin Qendror të LDK-së, i cili do të mbahet më 31 janar 2026 dhe në të cilin do të vendoset për votëbesimin ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku.
Gjatë mbledhjes, anëtarët e Kryesisë kanë diskutuar për situatën aktuale në parti, ndërsa shumica e diskutimeve kanë qenë në mbështetje të kryetarit Abdixhiku, duke theksuar nevojën për unitet dhe stabilitet brenda LDK-së në këtë fazë të rëndësishme për partinë.




