Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 65 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 1,662 nga 2,557 sosh. Procesi ka nisur më 13 janar dhe pritet të përfundojë deri në fund të këtij muaji.
KQZ-ja ka bërë të ditur se rezultatet e rinumërimit publikohen pas përfundimit të numërimit për secilin vendvotim, ndërsa shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve pritet në fillim të shkurtit.
Vendimi për rinumërim në nivel vendi u mor pas dyshimeve për manipulime me vota, ndërsa organet e drejtësisë po hetojnë rastet e mundshme të keqpërdorimeve.




