Më 28 dhjetor shënohet një muaj nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Që nga ajo ditë, procesi i numërimit dhe rinumërimit të votave ka vazhduar, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se këtë javë pritet të përfundojë rinumërimi i të gjitha vendvotimeve.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, rinumërimi i 2,557 vendvotimeve po zhvillohet për të hequr çdo dilemë mbi rezultatet dhe për të mundësuar certifikimin përfundimtar të zgjedhjeve. Procesi përfshin edhe votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe ato jashtë Kosovës./GazetaBlic/
Deri më tani janë rinumëruar mbi 67% e vendvotimeve. Pas përfundimit të procesit, subjektet politike dhe kandidatët do të kenë të drejtë të parashtrojnë ankesat e tyre para PZAP dhe, nëse nevojitet, në Gjykatën Supreme.
Ky rinumërim u vendos pas gjetjes së parregullsive në vota, që çuan në arrestimin e qindra personave, kryesisht në Prizren.




