Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar figurën e Adem Demaçit duke e cilësuar atë si simbolin e qëndresës, disidentin e pathyeshëm dhe zërin e të pambrojturve.
Presidentja Osmani theksoi se Adem Demaçi ishte një njeri i lirë edhe gjatë periudhave më të vështira, duke mbajtur qëndrime të qarta dhe të guximshme edhe kur ishte prapa grilave.

Postimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani: Adem Demaçi ishte simboli i qëndresës, disidenti i pathyeshëm
Adem Demaçi ishte simboli i qëndresës, disidenti i pathyeshëm, zëri i të pambrojturve, kritiku i pandalshëm dhe njeriu i lirë edhe kur ishte prapa grilave.
Në vend të hakmarrjes, ai predikoi paqen.
Në vend të urrejtjes, ai mbolli pajtimin.
Në vend të frikës, ai fliste me guxim për të vërtetën.
Ai sakrifikoi lirinë e tij individuale për lirinë kolektive të popullit të tij.
Emri i tij do të jetojë sa vetë liria!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Bacën Adem!




