Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të hetojë procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit në komunën e Drenasit.
Ky vendim vjen pas vëzhgimeve të mospërputhjeve në rezultatet e kandidatëve për deputet. Policia do të grumbullojë informacionet dhe provat për të evidentuar shkeljet e mundshme nga personat përgjegjës. Prokuroria po ndjek nga afër procesin edhe në komunat tjera dhe pas përfundimit të rinumërimit do të shqyrtojë mundësinë e autorizimeve të mëtejshme. Institucioni thekson angazhimin e tij për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve dhe luftimin e dukurive negative në procesin zgjedhor.




