Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë njofton se, pas publikimit më 26 janar 2026 të video-incizimeve dhe fotografive për identifikimin e një personi të dyshuar lidhur me vjedhjen në Stacionin Policor Malishevë, ai është identifikuar.
Policia falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e tyre, i cili mbetet thelbësor për parandalimin dhe luftimin e veprave penale.




