Federata e Sporteve Universitare e Kosovës dhe Federata e Padelit e Kosovës kanë zyrtarizuar bashkëpunimin për zhvillimin, promovimin dhe institucionalizimin e sportit të padelit në nivel universitar.
Marrëveshja, e nënshkruar nga Presidenti i FSUNK-së Musa Selimi dhe Kryetari i FPKS-së Besim Shulemaja, synon avancimin e sportit universitar dhe integrimin e padelit në mjedisin akademik dhe studentor në Kosovë.




