Këngëtarja dhe opinionistja Leonora Jakupi ka ndarë një moment emocionues në rrjetet sociale, duke postuar një fotografi të modifikuar me inteligjencë artificiale pranë portretit të babait të saj, Qazim Jakupi, dëshmor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot as fjalët nuk kanë kuptim sa një përqafim i munguar! Gëzuar ditëlindjen, Bab engjulli im 😢”, shkroi Leonora, duke shprehur mallin e pashuar për të atin.
Kujtimi i babait mbetet simbol krenarie për familjen dhe për të gjithë kombin, ndërsa Leonora vazhdon të ndajë lidhjen e fortë shpirtërore me të.





