Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër” kanë vizituar shtëpinë e Dan Krasniqit në Hoçë të Vogël, e cila gjatë luftës ishte shtëpi-bazë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aty ku dikur strehohej guximi dhe rezistenca, sot zhvillohet jeta dhe puna.
Gjatë vizitës, ata u takuan me Danin dhe bashkëshorten e tij, Verën, ndërsa u theksua se mbi tokën ku u luftua për liri është ngritur një kantinë e suksesshme, në bashkëpunim me vëllain e Danit, Hamzën, veteran i UÇK-së që jeton dhe vepron në Zvicër.
Ramadani dhe Vera shprehën mbështetje të plotë për marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, duke theksuar se drejtësia për ata që luftuan për liri nuk është thirrje politike, por zë i ndërgjegjes qytetare.




