Prokuroria Themelore në Gjakovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot një konferencë për media lidhur me aksionin hetimor për dyshimet mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore në Komunën e Malishevës.
Konferenca do të mbahet më 28 janar 2026, në orën 15:00, në objektin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, në Sallën e Konferencave.
Në këtë konferencë pritet të flasë Kryeprokurori Enis Gashi, i cili do të japë detaje rreth hetimeve që lidhen me procesin e numërimit të votave për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Autoritetet kanë paralajmëruar se informacione shtesë do të bëhen publike gjatë konferencës.




