U.d. Kryeprokurori i Shtetit, Agron Qalaj, iu përgjigj letrës së ambasadorit të BE-së, Aivo Orav, lidhur me mosmarrjen e mandatit nga përbërja e re e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) më 20 janar 2026.
Ai theksoi se mbledhja konstituive u zhvillua sipas ligjit dhe procedurave, duke respektuar kompetencat e tij dhe duke garantuar ligjshmërinë, stabilitetin dhe kredibilitetin e Këshillit. Qalaj shtoi se çështja e certifikimit mbetet në gjykim dhe se ai mbetet i përkushtuar ndaj reformës në KPK dhe transparencës institucionale.
BE-ja kishte shprehur shqetësim për vonesën në marrjen e mandatit dhe ndikimin ndaj legjitimitetit të Këshillit, ndërsa IKD kritikoi Qalajn për zvarritje dhe interpretime të dyshimta ligjore.




