Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ndaj Ministrisë së Drejtësisë për mosorganizimin e Provimit të Jurisprudencës, duke e cilësuar këtë si shkelje të ligjit dhe cenim të të drejtave të kandidatëve. Sipas IKD-së, ligji obligon MD-në që provimi të mbahet tri herë në vit, ndërsa gjatë vitit 2025 është organizuar vetëm një afat.
IKD thekson se kjo situatë po pengon avancimin profesional të juristëve të rinj, veçanërisht kandidatëve në riprovim, dhe i bën thirrje MD-së që të organizojë pa vonesë provimin në përputhje me obligimet ligjore.




