Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kujtuar rolin dhe vlerat themelore të LDK-së, duke theksuar se kjo parti i përket anëtarësisë së saj dhe jo funksionarëve.
Ai vuri në pah orientimin e djathtë dhe të moderuar të LDK-së, duke e përshkruar si forcë politike që ndërthur besimin, familjen dhe atdheun, si dhe vlera liberale, republikane dhe nacional-demokrate.




