Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas votëbesimit në Kuvendin e partisë, tha se LDK është e gatshme të dialogojë me të gjithë spektrin politik për të gjetur një zgjidhje konsensuale për presidentin e ardhshëm të Kosovës, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për pazare politike.
Ai gjithashtu nënvizoi se LDK do t’i respektojë dhe zbatojë pa hezitim vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se respektimi i tyre është thelbësor për funksionimin e shtetit dhe demokracisë.




