Anëtarë të Rinisë Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste kundër mungesës së energjisë elektrike dhe paralajmërimeve për rritje të re të çmimit të saj.
Gjatë aksionit, ata vendosën një batanije dhe disa qirinj, duke shprehur pakënaqësi ndaj qasjes së Qeverisë për krizën energjetike. Sekretari i RDK-së, Altin Gjata, tha se qytetarët po përballen me fatura të papërballueshme dhe mungesë sigurie energjetike, ndërsa kriza, sipas tij, është pasojë e keqmenaxhimit dhe mungesës së investimeve në sektorin e energjisë.
Rinia e PDK-së theksoi se energjia elektrike është shërbim bazë dhe se qytetarët meritojnë furnizim të qëndrueshëm, ngrohje dhe siguri.





