Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 36-vjetorit të vrasjes së Elfete Humollit, e cila humbi jetën gjatë protestave të vitit 1990 në Lupç të Poshtëm, pak para se të mbushte 17 vjeç.
Kurti theksoi rëndësinë e rezistencës qytetare dhe rolin e nxënësve në demonstratat që u shtrinë në mbarë Kosovën, duke i cilësuar ato si pararendëse të kryengritjes së armatosur. Ai vlerësoi guximin e Elfetes dhe përkushtimin e saj në protestat për liri dhe republikë, duke nënvizuar se sakrifica e familjes Humolli përfaqëson themelet e qëndresës dhe të shtetësisë së Kosovës.




