Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, ka deklaruar se manipulimet e votave të ndodhura në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit kanë qenë të papritura, duke theksuar se raste të tilla nuk kanë ndodhur për vite me radhë.
Ajo ka rikujtuar se pas parregullsive të theksuara në zgjedhjet e vitit 2010, institucionet relevante kishin ndërmarrë masa konkrete, përfshirë bashkëpunimin mes prokurorisë, KQZ-së, Policisë së Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor, me qëllim mbrojtjen e votës së qytetarit. Sipas Pulës, ky bashkëpunim kishte dhënë rezultate të dukshme, prandaj rastet e fundit të manipulimit të votave janë konsideruar shqetësuese dhe të papritura.




