Mbitërheqjet bankare (overdraft) të qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën prej 655 milionë euro. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, kjo shifër paraqet një rritje prej 11.4 për qind krahasuar me fundin e vitit 2024.
Pjesën më të madhe të overdrafteve e përbëjnë bizneset, ku gjatë vitit 2025 është shënuar rritje prej rreth 49 milionë eurosh, apo 10 për qind, duke reflektuar nevojat më të larta për likuiditet në sektorin privat.




