Avokati Arianit Koci ka falënderuar qytetarët për reagimet e shumta ndaj thirrjes për protestë kundër rritjes së tarifave të energjisë elektrike. Ai ka bërë të ditur se deri tani janë regjistruar mbi 22 mijë reagime dhe rreth 1 milion vizita, çka sipas tij tregon pakënaqësinë e madhe qytetare.
Koci ka paralajmëruar se sot do të vizitojë Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për të kërkuar sqarime lidhur me shtrenjtimin dhe ndikimin e tij tek familjet me të ardhura të ulëta, ndërsa ka theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në ndalimin e kësaj rritjeje.




