Lumir Abdixhiku ka publikuar një video nga Kuvendi i Përgjithshëm i LDK-së, ku u rizgjodh kryetar i partisë. Ai ka theksuar se në jetë është e nevojshme të kesh vullnet dhe durim, pasi rezultatet pozitive vijnë më pas.
Abdixhiku gjithashtu ka shprehur falënderim për demokracinë brenda partisë dhe për besimin e dhënë nga anëtarët:
“Ju faleminderit për demokracinë maksimale, për besimin e ri e të pastër; dhe për një fillim të ri, shumë më të ndryshëm. Ecim bashkë tani!”




