Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se më 28 janar 2026 ka nisur hetime lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike për zgjedhjet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Komunën e Malishevës.
Në ditën e ngjarjes, nuk ishte siguruar prezenca e kryesuesit të komisionit për intervistim. Sot, më 2 shkurt, ai është intervistuar dhe më pas është ndaluar për 48 orë nga Prokurori i Shtetit.
Prokuroria ka paraqitur kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, sipas nenit 216 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.




