Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar të akuzuarin E.K. me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”.
Përveç dënimit me burg, ai është gjobitur me 800 euro. Koha e kaluar në paraburgim që nga 2 korriku 2025 do t’i llogaritet pjesë e dënimit.
Aktgjykimi është shpallur nga gjyqtarja Blerta Kelmendi përmes video-lidhjes, duke e shpallur E.K. fajtor për pikat e aktakuzës që lidhen me veprat e kryera.




