Universiteti i Prishtinës është rikonfirmuar si universiteti numër një në gjuhën shqipe në renditjen globale të vitit 2026 të platformës ndërkombëtare „Webometrics”. UP-ja është renditur në pozitën 2403, që paraqet rezultatin më të lartë të arritur ndonjëherë nga ky universitet.
Renditja vlerëson mbi 30 mijë institucione të arsimit të lartë në botë, bazuar në dukshmërinë globale, kërkimin shkencor dhe ndikimin akademik.




