Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar tensionet brenda LDK-së mes kryetarit aktual, Lumir Abdixhikut, dhe ish-kryetarit Isa Mustafa.
Sipas tij, sulmet personale dhe ndarjet brenda partisë mund të shënojnë një rrezik serioz për të ardhmen e LDK-së.
“Roli i kryetarit duhet të jetë bashkimi i anëtarëve dhe krijimi i sinergjisë, jo ndarja dhe sulmet ndaj të tjerëve. Kur lidershipi sulmon brenda partisë dhe nuk reflekton mbi rezultatet, kjo tregon mungesë shprese dhe rrezikon seriozisht të ardhmen e LDK-së,” ka shkruar Muharremi në Facebook.
Ai shton se fundi i partisë nuk do të vijë nga mbyllja formale, por kur humb shpresa dhe serioziteti për të garuar për vendin e parë zhduket.




