Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara ka zhvilluar një vizitë edhe në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Uashington.
Gjatë takimit, Haradinaj ka shprehur mirënjohje për ambasadorin Ilir Dugolli dhe stafin e Ambasadës për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në përfaqësimin e interesave të Kosovës. Ai ka theksuar se vazhdimësia e punës së tyre është e rëndësishme, veçanërisht në rrethana të ndërlikuara gjeopolitike.
Haradinaj ka nënvizuar se Kosova gëzon një përkrahje të qëndrueshme nga Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar mbështetjen dhe mirëkuptimin e popullit amerikan si një vlerë të veçantë për vendin.




