Benita, e cila së fundmi është shprehur se e ka lënë pas të shkuarën, ka befasuar ndjekësit me një kërkesë drejtuar Vëllait të Madh.
Ajo i ka kërkuar produksionit të transmetojë këngën e Endrit, “Bora e Janarit” 🎵. Kërkesa erdhi papritur, sidomos pasi Benita kishte deklaruar prerë se historia me të i përket së kaluarës dhe kishte shfaqur pëlqim për një tjetër banor, Klodin.
“E shkuar, e harruar. I ka ra vonë mend për mua”, ishte shprehur ajo më herët.
Pikërisht këto deklarata e bëjnë kërkesën e fundit edhe më intriguese 🤔. Dëgjimi i këngës së Endrit ka ngritur pikëpyetje te ndjekësit nëse Benita e ka mbyllur vërtet atë kapitull apo nëse emocionet ende nuk janë shuar plotësisht ❤️🩹.




